Futboll

Supertalenti turk vazhdon kontratën me Juventusin

Kenan Yildiz

Supertalenti turk, Kenan Yildiz, e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Juventusit. Yildiz do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri në verën e vitit 2030.

“Kenan është shembull i lidershipit, sakrificës dhe përkushtimit të vazhdueshëm për t’u bërë gjithmonë më i mirë. Ai është personifikimi i vlerave të Juventusit dhe i sjell ato në fushë në çdo ndeshje që luan. Në gjuhën turke, ‘Yildiz’ do të thotë “yll” dhe pikërisht kjo është ajo që ai e ka dëshmuar me ne”, shkruan Juve të martën.

Tashmë me kontratën e re, Yildiz, do t’i fitojë rreth 6 milionë euro në vit. Me kontratën e kaluar, 20-vjeçari fitonte 1.5 milionë euro.

Yildiz është prej lojtarëve më të paguar te klubi i madh italian.

Sulmuesi i krahut pjesë e skuadrës së parë të Juves është nga viti 2023.

Këtë edicion në 31 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tetë asistime.