Pa gola është mbyllur kryendeshja e xhiros së 21-të në Premier Leaguen e Anglisë mes Arsenalit dhe Liverpoolit.
Në duelin e zhvilluar në stadiumin “Emirates” të enjten mbrëma, pati raste shënimi e raste diskutabile.
Por, gola nuk u shënuan.
Futbollistët e Liverpoolit pretenduan në dy penallti, pas ndërhyrjeve në Jeremie Frimpongun dhe në Florian Wirtzin. Por, ndryshe mendoi gjyqtari kryesor i ndeshjes.
Arsenali mbetet lider me 49 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City dhe Aston Villa.
Liverpooli i katërti ka 35 pikë.