Jasir Asani e ka shënuar golin e gjashtë në kampionatin elitar të Koresë së Jugut me Gwangjun.
Dhe goli i sulmuesit të krahut që përfaqëson Shqipërinë, ia ka siguruar edhe pikët e plota skuadrës së tij të shtunën, në ndeshjen e xhiros së 21-të.
Gwangju fitoi në udhëtim tek Anyangu me rezultatin 2:0.
Asani në minutën e 38-të pranoi top në zonë, dhe me gjuajtje të saktë e të fuqishme realizoi për 2:0.
Asani ka edhe dy asistime në 18 ndeshje të luajtura në kampionatin elitar jugkorean.
Ai luajti deri në minutën e 84-t.
Gwangju pas 21 ndeshjeve të luajtura zë vendin e pestë me 31 pikë.
Jeonbuku është lider me 45 pikë.