Futboll

Supergol nga Yamali në fitoren bindëse të Barçës

Lamine Yamal

Lamine Yamal ka shënuar supergol të dielën në fitoren bindëse të Barcelonës. 

Barça e mposhti bindshëm 3:0 në shtëpi Real Oviedon në kuadër të javës së 21-të të La Ligas. 
Gjiganti katalunjas të tre golat i shënoi në pjesën e dytë. 

Dani Olmo e hapi serinë e golave në minutën e 52-të. Pesë minuta më pas, Raphinha, e shënoi golin e dytë. 

Yamal me asistim të Olmos shënoi gol shumë të bukur për 3:0 në minutën e 73-të. 

Barça vazhdon të jetë lidere me 52 pikë. Real Madridi ka një pikë më pak në vendin e dytë. 
Oviedo mbetet në pozitën e fundit me vetëm 13 pikë. Rrezikon seriozisht largimin nga elita.


Golat: