Futboll

Supergol nga Ronaldo

Cristiano Ronaldo

Superylli Cristiano Ronaldo ka realizuar supergol të shtunën në fitoren e skuadrës së Al-Nassrit. 

Al-Nassri në kuadër të javës së pestë të elitës së futbollit arab e mposhti thellë 5:1 Al-Fatehun. 

Ronaldo shënoi gol të bukur nga distanca në minutën e 60-të për ta kaluar në epërsi Al-Nassrin 2:1.

Një minutë më herët, Ronaldo, humbi penallti. 

Joao Felix realizoi “hat-trick” kurse edhe Kingsley Coman e realizoi një gol. 

40-vjeçari Ronaldo i është afruar edhe më shumë shifrës së 1,000 golave në karrierë.

Në total, Ronaldo i ka 949 gola të shënuar.

VIDEO: