Futboll

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën e Rumanisë

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën e Rumanisë

Dy futbollistët e Kosovës, Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu, e kanë fituar Kupën e Rumanisë me Clujin. 

Në finale të Kupës rumune të futbollit, Cluji të mërkurën mbrëma mposhti Hermannstadtin me rezultat 3:2.

Korenica bëri superasistim në golin e parë të Clujit. Golin në minutën e 15-të me asistimin e Korenicës, e shënoi Mohammed Kamara. 

Korenica u zëvendësua në minutën e 82-të, kurse Emërllahu kompletoi takimin. 

Për dy lojtarët e Kosovës, është trofeu i parë i fituar në Rumani.

Korenica 28-vjeçar iu bashkua Clujit në verën e vitit të kaluar, kurse 22-vjeçar në shkurt të këtij viti.


Superasistim i Meriton Korenicës

Sulmuesi i Clujit rumun, Meriton Korenica, ka bërë superasistim në ndeshjen ndaj Hermannstadt. Mohammed Kamara shënoi gol në minutën e 15-të pas asistimit të Korenicës.

Ndeshjen finale të Kupës së Rumanisë, Cluji po e fiton 2:1.

Te Cluji po luan edhe Lindon Emërllahu.

VIDEO: