Granit Xhaka me Sunderlandin e kanë fituar vetëm një pikë në ndeshjen që ishte e vlefshme për javën e katërt të Premier Leagues.
Sunderlandi në udhëtim barazoi pa gola me Crystal Palacen.
Për mysafirët ishte barazimi i parë këtë edicion. Kapiteni i Zvicrës, Xhaka, e kompletoi ndeshjen sërish te Sunderlandi.
Crystal Palace ishte më dominues në ndeshje.
Palace kishte 13 tentime për gol kurse Sunderlandi gjashtë.
Edhe posedimi i topit ishte në anën e vendësve.
Palace nuk di për humbje ende, ka një fitore dhe tri barazime. Sunderlandi ka një humbje, dy fitore dhe një barazim.