Kapiteni Granit Xhaka ka shkëlqyer në një tjetër përballje për Sunderlandin që fitoi 3:1 në udhëtim tek Evertoni dhe ka hapur garën për kupat evropiane.
Ndeshja që u zhvillua të dielën i takoi xhiros së 37-të, dhe ishte e parafundit në Premier League.
Xhaka në mesfushë e kompletoi ballafaqimin.
Sunderlandi fitoi me rikthim të rezultatit, pasi pjesën e parë e humbi 1:0. Në pjesën e dytë shënoi tri herë për fitoren e madhe.
Sunderlandi i ka 51 pikë, një më pak se Brentfordi që është i teti, në zonë ne Ligës së Konferencës, dhe dy më pak se Brightoni që është i shtati, në Ligën e Evropës.
Chelsea i dhjeti i ka 49 pikë me një ndeshje më pak të luajtur. Kaq pikë kanë edhe Evertoni i 11-ti dhe Fulhami i 12-ti.
-
Xhaka: Njerëzit kanë qeshur me mua
-
Pas golit të parë me Sunderlandin, Xhaka është gati për ndeshjen emocionale me Arsenalin
-
Xhaka me Sunderlandin kthehen te fitorja
-
Xhaka nominohet nga Premier League për transferimin më të mirë të edicionit
-
Sunderlandi e Xhaka marrin një pikë në ndeshjen ndaj Unitedit