Sulmuesi i njohur anglez, Raheem Sterling, karrierën mund ta vazhdojë në elitën e futbollit turk.
“TransferFeed” ka shkruar të premten se Trabzonspori ka shprehur interesim që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Chelseat.
Trabzonspori tashmë ka filluar negociatat për transferimin e Sterlingut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas faqes “Transfermakt”, kartoni i sulmuesit të krahut të djathë vlerësohet dhjetë milionë euro.
Për Reprezentuesin e Anglisë kanë shprehur interesim edhe disa skuadra tjera si Fulham, Crystal Palace dhe Juventus.
30-vjeçari me klubin londinez ka kontratë edhe dy vjet. Chelseat iu bashkua në vitin 2022 nga Manchester City për 56 milionë euro. Edicionin e kaluar ishte i huazuar tek Arsenali.
Me Përfaqësuesen e Anglisë ka 20 gola të realizuar në 82 ndeshjet e zhvilluara.