Pas humbjes nga Gjilani të shtunën në xhiron e 22-të të Superligës së Kosovës në futboll, klubi i Suharekës ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me trajnerin Qëndrim Kida.
Suhareka i ka katër disfata rresht në të gjitha garat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKida u emërua trajner i Suharekës në muajin tetor të vitit të kaluar.
Ai te Suhareka e zëvendësoi Shpëtim Duron.
39-vjeçari Kida e ka drejtuar Suharekën në 14 ndeshje.
Ka shënuar tri fitore, katër barazime dhe shtatë humbje.
Suhareka pas 22 ndeshjeve të zhvilluara ka 26 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë.