Futboll

Suhareka fiton ndaj Malishevës, mbetet me gjasa për mbijetesë

Suhareka

Mevlan Zeka e shënoi golin e 20-të për Suharekën në edicionin aktual të Superligës, ndërsa Jakup Berisha e shtoi një tjetër. 

Me golat e Zekës dhe Berishës, Suhareka ka fituar në udhëtim te Malisheva 2:1, në ndeshjen e xhiros së parafundit. 

Zeka realizoi në minutën e 67-të, kurse Berisha në minutën e 75-të. Tre minuta më vonë, golin e vetëm për Malishevën e realizoi Valmir Berisha. 

Gola nuk pati më dhe fitorja i shërbeu më shumë Suharekës që kërkon mbijetesën në xhiron e fundit. Ndërkohë, Malisheva rrezikon Evropën, por në xhiron e fundit i duhet vetëm një pikë në ndeshjen me Prishtinën. 

Suhareka ka 42 pikë, dy më pak se Llapi që është në zonën e barazhit, përkatësisht në vendin e tetë. 
Malisheva ka 52 pikë në vendin e tretë, dy më shumë se Gjilani. 

Në rast se Malisheva dhe Gjilani përfundojnë me pikë të njëjta, në kualifikimet e Ligës së Konferencës avancon Malisheva pasi i ka ndeshjet e ndërsjella më të mira sesa gjilanasit. 

I ka tri fitore, 2:1 dhe 4:1 në shtëpi si dhe një fitore 1:0 dhe një barazim pa gola në udhëtim.

Lexo përditësimet tjera
llapi - bllkani

Xhiroja e fundit vendos për barazh dhe Evropë

Me fitoret e arritura të shtunën në xhiron e 35-të të Superligës, Dukagjini dhe Prishtina siguruan...