Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Suarezi vazhdon kontratën me Inter Miamin

Luis Suarez

Sulmuesi i Inter Miamit, Luis Suarez, e ka vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër. 

Sulmuesi uruguaian i shënoi 17 gola dhe dhuroi 17 asistime në 50 paraqitje në të gjitha garat në vitin 2025, ndërsa Inter Miami e fitoi Kupën MLS për herë të parë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në finale, Inter Miami fitoi ndaj Vancouver Whitecapsit. 

Muajin e ardhshëm, Suarez do të jetë 39-vjeçar, ndërsa klubit të ligës MLS iu bashkua në fillim të sezonit 2024. 

Ai i ishte bashkuar Lionel Messit, Sergio Busquetsit dhe Jordi Albas. Të tre kishin luajtur për kohë të gjatë te Barcelona. 

Busquets dhe Alba janë pensionuar menjëherë pas përfundimit të Kupës MLS. 

Argjentinasi Messi e vazhdoi më herët kontratën dhe do të jetë në skuadër deri në vitin 2028. 

Në këtë javë, Inter Miami nënshkroi edhe me ish-mbrojtësin e Tottenhamit dhe Real Madridit, Sergio Reguilon. Reguilon u transferua si futbollist i lirë.