Sulmuesi i Inter Miamit, Luis Suarez, ishte përfshirë në një përleshje me futbollistët e Seattle Sounders në finalen e Kupës së Ligës në SHBA.
Seattle Sounders triumfoi duke e mposhtur në finale Miamin me rezultatin 3:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUruguaiani Suarez pas përfundimit të ndeshjes e pështyu një anëtar të stafit të Seattles.
Përleshje kishte edhe mes futbollistëve të tjerë.
Dhe futbollisti i njohur nga Uruguai ka kërkuar falje për veprimin.
“Së pari dua të përgëzoj Seattle Sounders për triumfin në Kupën e Ligës. Por mbi të gjitha dua të kërkoj falje për sjelljen time kur mbaroi ndeshja. Ishte një moment me shumë tension. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndodhën gjëra që nuk duhej të kishin ndodhur, por kjo nuk e justifikon reagimin tim. Bëra një gabim dhe sinqerisht kërkoj falje”, ka shkruar 38-vjeçari Suarez.
Qendërsulmuesi që në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Barcelona e Atletico Madrid, pjesë e Miamit është nga viti i kaluar.