Nënkampioni i edicionit të kaluar në Bundesligën gjermane, Stuttgarti, ka vazhduar me fitore në xhiron e tetë të kampionatit elitar gjerman.
Pas triumfit ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, Stuttgarti të shtunën fitoi edhe në Bundesligë ndaj Holstein Kielit, me rezultatin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeniz Undav dhe El Bilal Toure i shënuan golat e fitores.
Nga minuta e 66-të vendësit luajtën pa Jeff Chabotin që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa mysafirët shënuan për 2:1 me Armin Gigoviqin, gjashtë minuta para fundit.
Në minutën e 88-të, pas kartonit të dytë të verdhë u përjashtua edhe Jann-Fiete Arp i Kielit.
Stuttgarti ka 12 pikë në mesin e tabelës.
Holstein Kieli ka vetëm dy pikë pas tetë ndeshjeve.