Stuttgarti i Bundesligës gjermane ka fituar 2:1 ndaj Celta Vigos në ndeshjen e parë të fazës së ligës, në garën e dytë të UEFA-s për nga rëndësia, Ligën e Evropës.
Të enjten mbrëma në “MHPArena” në Stuttgart, të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.
Badredine Bounani dhe Bilal El Khannouss shënuan në minutat 51 dhe 68-të për 2:0.
Borja Iglesias e realizoi golin e vetëm për spanjollët, katër minuta para fundit.
Por, Celta Vigo nuk arriti të dalë nga stadiumi me pikë të fituar pasi nuk realizoi më.