Vetëm një muaj ka kaluar që kur Stuttgarti e fitoi Kupën e Gjermanisë në futboll, duke triumfuar në finalen në Berlin ndaj Arminia Bielefeldit.
Mbrojtjen e trofeut të Kupës, Stuttgarti do ta nisë ndaj Eintracht Braunschweigut, pas shortit të tërhequr të dielën. Finalistja, Arminia Bielefeld, ndeshjen e raundit të parë të Kupës e luan ndaj Werder Bremenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshjet do të luhen mes datave 15-18 gusht.
Nuk dihet ende nëse Stuttgarti, si fitues i Kupës dhe Bayern Munichu, si kampion, do të luajnë në atë vikend për Superkupë të Gjermanisë.
Bayern Munichu do të udhëtojë te Wehen Wiesbadeni në rrethin e parë të Kupës. Trofeun e Kupës së Gjermanisë, Bayerni nuk e ka fituar prej vitit 2020. Rot-Weiss Essen - Borussia Dortmundi është njëra prej ndeshjeve tjera.