Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Stojkoviqi flet për ndeshjen e rëndësishme ndaj Shqipërisë

Dragan Stojkoviq

Përzgjedhësi i Serbisë në futboll, Dragan Stojkoviq, ka folur për shumë tema pas ceremonisë “Topi i Artë”, ku ishte prezent. Ndër të tjera foli edhe për ndeshjen kundër Shqipërisë.

Në një intervistë për faqen e Federatës së Futbolli të Serbisë, Stojkoviq ka theksuar se për Serbinë ndeshje ndaj Shqipërisë do të jetë vendimtare. Stojkoviqi është takuar në Paris me ish-futbollistët e njohur, Predrag Mijatoviq dhe Hristo Stoiçkov.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me Mijatoviqin gjithmonë flasim për futbollin, ekipin kombëtar, sfidat e ardhshme... Folëm për ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Andorrës, tetori është vendimtar për sa i përket kualifikimit në Kupën e Botës. Duhet të jemi gati dhe të tregojmë ngjyrat tona të vërteta. Hristo Stoiçkov është një mik i shkëlqyer. Nuk është e lehtë për të, Bullgaria është e fundit në grup, nuk kabshënuar ende gol. Bullgarët thjesht nuk kanë cilësi dhe kjo e lëndon më shumë. Ai na tha se ka një dëshirë të madhe për të ardhur në Leskovac për ndeshjen Serbi – Shqipëri, por duhet t’i kryej obligimet që ka”, ka thënë Stojkoviq.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë luhet më 11 tetor në Leskovc.