Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sterlingut i merret numri 7 dhe nuk stërvitet me ekipin e parë

Raheem Sterling

Raheem Sterling dhe Ben Chilwell ishin në mesin e grupit të përbërë nga 15 futbollistë që kanë stërvitur ndaras nga ekipi i parë i Chelseat. 

“Ata nuk punojnë me mua dhe unë nuk i shoh”, ka thënë Enzo Maresca, trajneri i klubit londinez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sterlingut i është marrë edhe numri 7 në fanellë, dhe i është dhënë Pedro Netos. 

Trajneri Maresca po ashtu ka shtuar të mërkurën në mbrëmje se ai dëshiron “futbollistë të krahut me karakteristika tjera”. 

Chelsea tani është gati t’i dëgjojë ofertat për Sterlingun vetëm dy edicione pasi iu bashkua nga Manchester City për 56 milionë euro.