Mbrojtësi i Bayern Munichut, kroati Josip Stanishiq, ka kërkuar falje pasi e shtyu fëmijën që ishte caktuar për mbledhjen e topave në ndeshjen kthyese të çerekfinales ndaj Interit.
Ndeshja Inter – Bayern Munich, e zhvilluar në “Giuseppe Meazza” të mërkurën mbrëma përfundoi 2:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje kaloi Interi që e kishte fituar ndeshjen e parë 2:1 në “Allianz Arena”.
“Çdo ekip në botë mundohet të fitojë minuta. Ata bënë më mirë se disa skuadra tjera. Ka qenë veprim jo i mirë nga ana ime dhe kërkoj falje që e shtyva atë. Në atë moment isha i nervozuar për gjestin e bërë në të tilla ndeshje dhe nuk mu duk e nevojshme”, ka deklaruar mbrojtësi kroat pas ndeshjes.
Tek Interi protestuan për atë moment, por Stanishiq nuk u ndëshkua.