Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sparta e Pragës ofron 2.5 milionë euro për Rrahmanin

Albion Rrahmani

Sparta e Pragës i ka ofruar 2.5 milionë euro për sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmani, raporton të martën sajti çek “dnes.cz”. Por te Rapid Bukureshti kërkojnë tetë milionë euro. Interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër elitare e Çekisë, Slavia e Pragës.

Rrahmani po shkëlqen këtë edicion në Rumani. Ai ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 4 asistime në 23 paraqitje. Ai verën e shkuar iu bashkua Rapidit nga Ballkani i Suharekës për 600 mijë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2026.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më herët është raportuar se për Rrahmanin interesim kanë shprehur edhe Aston Villa, Werder Bremeni e Benfica.