Juventusi do të njoftojë gjatë kësaj jave për vazhdimin e kontratës me trajnerin Luciano Spalletti.
Sipas “Tuttosport”, trajneri 67-vjeçar ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2028. Kontrata aktuale e Spallettit me Juventusin është e vlefshme deri në fund të sezonit. Megjithatë, drejtuesit e Juventusit do të mbështeten te trajneri me përvojë për një kohë të gjatë. Ai ka pranuar vazhdimin e kontratës, e cila filloi në fund të tetorit të vitit të kaluar.
Vazhdimi i kontratës është paraparë të bëhet publik para ndeshjes që Juventusi e luan të shtunën në udhëtim ndaj Udineses.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi trajner i Juventusit, Spalletti ka arritur 15 fitore, shtatë barazime dhe gjashtë humbje. Javën e kaluar u eliminua nga Liga e Kampionëve.