Me shumë vëmendje po pritet lista e Anglisë për Botëror, që do të publikohet sot.
Përzgjedhësi Thomas Tuchel ka lënë yje të shumtë jashtë.
The Sun ka shkruar se pas Cole Palmer, Phil Foden dhe Harry Maguire, jashtë ka mbetur edhe lojtari i Real Madridit, Trent Alexander-Arnold.
Djed Spence pritet të përfshihet, ndërsa emra të tjerë të papritur në listë janë Dan Burn, Jarell Quansah dhe Ivan Toney.
Ende pa u publikuar, lista e Anglisë ka bërë bujë.