Portieri zviceran i Interit, Yann Sommer, ka pësuar thyerje të gishtit dhe ky lëndim do ta mbajë atë jashtë fushës të paktën për tri javë.
Lajmin për mungesën e tij për afro një muaj e ka konfirmuar klubi italian të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Yann Sommer ka bërë teste mjekësore në mëngjes në ‘Instituto Humanitas di Rozano’, që kanë treguar se ka frakturë në gishtin e madh të dorës së djathtë. Terapia e nevojshme do të vendoset në ditët në vijim”, ka shkruar klubi “nerazzurr” ndër të tjera.
Sommer i ka zhvilluar 25 ndeshje në Serie A në edicionin aktual dhe ka pranuar 24 gola, ndërsa e ka mbajtur portën e paprekur në 11 raste.
Zëvendësues i tij në portë do të jetë Josep Martinez.
Ish-portieri i Genoas e ka vetëm një paraqitje në Serie A për Interin në këtë sezon.