Ish-futbollisti dhe trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, është zyrtarizuar të premten nga Beshiktashi si trajner i ri i skuadrës.
Te Beshiktashi luajnë edhe futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, dhe ai i Shqipërisë, Ernest Muçi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo51-vjeçari Solskjaer, do ta ketë punën e parë si trajner qëkur u shkarkua nga “djajtë e kuq” në vitin 2021.
Beshiktashi, që aktualisht zë pozitën e gjashtë në Superligën e Turqisë, i ndau rrugët me holandezin Giovanni van Bronckhorst, në muajin nëntor.
Norvegjezi Solskjaer, më parë kishte punuar edhe te Molde dhe Cardiff City.
Si futbollist aktiv, ai kishte shënuar 126 gola në 11 edicione për Unitedin, nga viti 1996 deri në vitin 2007.
Ishte edhe shënues i golit të fitores në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 1999.
VIDEO:
Ole Gunnar Solskjaer'in ilk açıklamaları.pic.twitter.com/jnXgb2u0ry