Sulmuesi Dominic Solanke e ka shënuar golin e parë me fanellën e Tottenham Hotspurit në fitoren ndaj Brentfordit.
Tottenhami të shtunën e mposhti Brentfordin me rezultatin 3:1. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Premier Leagues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMysafirët kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Bryan Mbeumo në minutën e parë të ndeshjes.
Solanke i barazoi shifrat në 1:1 shtatë minuta më pas.
Për 2:1, realizoi Brennan Johnson në minutën e 28-të.
James Maddison në minutën e 85-të shënoi për 3:1.
Tottenhami ka shtatë pikë të fituara dhe renditet në mesin e tabelës. Brentfordi ka një pikë më pak të fituar.