Pak para ndeshjes finale ndërmjet Spanjës dhe Anglisë, “Sofascore” që merret me statistikat e lojtarëve, e ka publikuar formacionin më të mirë të Evropianit 2024, deri në fazën e gjysmëfinales.
Ka qenë turne ku futbollistët e profilit të lartë nuk kanë treguar më të mirën, ndërsa janë shfaqur emra të rinj e shumë të talentuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sofascore” ka rreshtuar 11-shen më të mirë me formacionin 4-3-2-1.
Në portë është Giorgi Mamardashvili.
Mbrojtja përbëhet nga Joshua Kimmich, Antonio Ruediger, Jaka Bijol dhe Marc Cucurella.
Para mbrojtjes treshja Fabian Ruiz, Toni Kroos dhe Bernardo Silva, ndërsa Dani Olmo e Kevin De Bruyne janë në përkrahje të Cody Gakpos.
Në këtë 11-she nuk është asnjë futbollist anglez.