Futboll

Sociedadi hyn në garë për Albian Hajdarin

Albian Hajdari

Real Sociedadi ka hyrë në garë për transferimin e mbrojtësit kosovar të Luganos, Albian Hajdari. Lajmin e ka bërë të ditur të mërkurën sajti i njohur zviceran për trasnferime “4-4-2”. 

Sipas sajtit zviceran, Sociedadi ka nisur bisedimet me Luganon për transferimin e 22-vjeçarit të talentuar. 

“Në parim, Hajdari mund të imagjinojë një transferim te Sociedadi. Megjithatë, ende nuk është marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij. Ai ka shumë opsione për të ardhmen e tij”, shkruan “4-4-2”.

Për Hajdarin interesim kanë shprehur edhe disa skuadra tjera evropiane. Hajdari ka klauzolë largimi prej rreth pesë milionë euro.

Ai me Luganon ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. 

Hajdari është prej mbrojtësve më të mirë në Superligën e Zvicrës. Së fundi, ai ishte ftuar edhe te Përfaqësuesja e Zvicrës.