Futboll

Sllovenia mbetet pa përzgjedhës

Matjazh Kek

Matjazh Kek nuk është më selektor i Sllovenisë në futboll. 

Këtë e ka bërë të ditur të hënën Federata e Futbollit e Sllovenisë. 

64-vjeçarit Kek të dielën i përfundoi kontrata me federatën sllovene.

Sipas njoftimit, presidenti i federatës sllovene, Radenko Mijatoviq dhe Kek kanë vendosur që me marrëveshje të dyanshme të mos e vazhdojnë bashkëpunimin. 

Kek, drejtimin e Përfaqësueses së Sllovenisë e mori në vitin 2018. 

Tekniku me shumë përvojë e udhëhoqi Slloveninë drejt disa sukseseve, si kualifikimi në Kampionatin Evropian. 

Ai ishte selektor i Sllovenisë edhe nga viti 2007 deri në vitin 2011. 

Sllovenia nuk pati kampanjë të suksesshme në kualifikimet për Botërorin 2026. Ishte në Grupin B së bashku me Zvicrën, Kosovën dhe Suedinë. 

E përfundoi grupin në vendin e tretë me katër pikë.

Përfaqësuesja e Kosovës më 10 tetor fillimisht barazoi pa gola me Slloveninë në “Fadil Vokrri”. Ndërsa më 15 nëntor Kosova e mposhti Slloveninë 2:0 në Lubjanë.