Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Skuadrat mysafire, favorite të mëdha në ndeshjet e së mërkurës

Inter

Të mërkurën janë katër ndeshjet e tjera të plejofit të fazës nokaut në Ligën e Kampionëve. Derisa të martën luajtën shumë skuadra të mëdha evropiane, të mërkurën numri i tyre është më i vogël. Dhe skuadrat mysafire janë favorite të mëdha.

Nga ora 18:45 përballen Qarabagu dhe Newcastle. Skuadra angleze udhëton për në Baku të Azerbajxhanit për ta bërë hapin e madh drejt një të tetës së finales.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fazën e ligës, Qarabagu e përfundoi në pozitën e 22-të me 10 pikë. Ndërkohë Newcastle ishte e 12-a me 14 pikë. Për Qarabagun është sukses i madh vetë arritja në fazën e eliminimit.

Prej orës 21:00 janë ndeshjet: Bodo/Glimt – Inter, Club Brugge – Atletico Madrid dhe Olympiacos – Bayer Leverkusen.

Lideri i Serie A, Interi, do të ketë udhëtim sfidues në Norvegji, ku do të përballet me Bodo/Glimtin.

Interi për pak mbeti jashtë tetë pozitave të para në Champions, ndërsa Bodo/Glimti u rendit në vendin e 23-të në fazën e ligës.

“Interi është top-ekip evropian me lojtarë kualitativë. Duhet t’i bëjmë gjërat në mënyrën tonë, bazuar në atë se ku jemi. Duhet të kemi një grup që është i uritur për të punuar deri në fund, pavarësisht gjendjes”, ka thënë Kjetil Knutsen, trajner i skuadrës norvegjeze.

Rivalitet pritet të ketë edhe në ndeshjen në Belgjikë në mes të Brugget dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones javën e kaluar e “shkatërroi” Barcelonën, 4:0, në ndeshjen për Kupë. Në fundjavë megjithatë “u rrah”, 3:0, nga Rayo Vallecano në kuadër të La Ligas.

Trajneri i Brugge, Ivan Leko, është pyetur nëse Atletico Madridi ka edicion të pazakontë.

“Kjo skuadër fitoi 4:0 ndaj Barcelonës dhe humbi nga një ekip tjetër. Ose është shumë e mirë, ose ka ditë shumë të keqe. Por ne e dimë një gjë, madrilenët vijnë këtu për fitore. Kjo është Liga e Kampionëve. Jemi ekip i vogël për standardet e tyre. Të gjithë e dinë se kush është favorit. Kundërshtari do të jetë në më të mirën e tij”, ka thënë Leko.