Futboll

Skuadra nga Polonia e Zvicra interesohen për Valon Berishën

Valon Berisha

Valon Berisha pritet të vendosë për të ardhmen gjatë javës së ardhshme. Për mesfushorin e Kosovës kanë shprehur interesim skuadra nga futbolli polak dhe ai zviceran.

“Sky” ka shkruar se Berisha ka marrë oferta konkrete nga klubet elitare të Polonisë dhe Zvicrës.

Ai më herët refuzoi klubin e njohur nga Bosnjë-Hercegovina, Zhelezniçari.

33-vjeçari është ndarë me LASK-un austriak, skuadër për të cilën shënoi gjashtë gola dhe kontribuoi me shtatë asistime në 59 paraqitje. 

Berisha ka luajtur më herët edhe për Lazion, Salzburgun, Reimsin, Fortuna Dusseldorfin, Melbourne Cityn e Vikingun. 

Me fanellën e Kosovës ka 52 ndeshje. Për “Dardanët” ka realizuar katër gola.