Të enjten mbrëma është caktuar kundërshtari i Ballkanit të Suharekës në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Nënkampioni i Kosovës e fillon garimin prej raundit të dytë, ndërsa përballet me skuadrën malteze, Floriana.
Floriana në raundin e parë kualifikues e eliminoi Haverfordëest Countyn e Uellsit. Floriana në ndeshjen e parë në shtëpi kishte fituar 2:1, ndërsa të enjten mbrëma fitoi 3:2 në udhëtim.
Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Florianës është të martën e ardhshme, më 22 korrik nga ora 20:30 në “Fadil Vokrri”.