Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Skriniar një muaj jashtë fushës, humb ndeshjen me Kosovën

Milan Skriniar

Fenerbahçe ka njoftuar se kapiteni Milan Skriniar ka pasur këputje të pjesshme të muskulit në ndeshjen ndaj Nottingham Forestit të enjten mbrëma, që ishte e para e plejofit të Ligës së Evropës.  

Fenerbahçe u mposht 3:0 në shtëpi, ndërsa qendërmbrojtësi sllovak u zëvendësua në minutën e 26-të. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai pritet ta humb edhe duelin e gjysmëfinales së plejofit të Botërorit 2026 me Sllovakinë ndaj Kosovës, që luhet më 26 mars në Bratislavë. Kështu kanë shkruar mediumet turke të premten. 

“Incizime të detajuara janë bërë në kapitenin Milan Skriniar pas lëndimit që e pësoi ndaj Nottinghamit të enjten mbrëma. Ai ka pasur këputje të pjesshme të muskulit në kofshën e këmbës së djathtë dhe ka nisur rikuperimin”, ka shkruar Fenerbahçe.  

Skriniar në këtë edicion i ka zhvilluar 35 ndeshje dhe ka kontribuuar me dy gola e një asistim për skuadrën turke. Ndërkohë me Sllovakinë i ka 87 paraqitje dhe tri gola të shënuar.