Futbollisti i Kosovës, Donat Rrudhani, ka shënuar golin e parë këtë edicion në Superligën e Zvicrës. Me golin e Rrudhanit nga penalltia, Sioni fitoi pikët e plota kundër Grassopperit. Sioni mposhti 1:0 në udhëtim Grasshopperin, në ndeshjen që i takoi xhiros së nëntë të Superligës zvicerane të futbollit.
Rrudhani ishte i saktë nga penalltia në minutën e 61-të, ndërsa u largua nga fusha në minutën e 70-të.
Kreshnik Hajrizi e Rilind Nivokazi po ashtu ishin titullar te Sioni. Ky i fundit u zëvendësua në minutën e
Rrudhani ka edhe një asistim këtë edicion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSioni nga nëntë ndeshje ka fituar 15 pikë. Grasshopperi i ka nëntë pikë.