Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sinani kthehet te Ballkani

Egzon Sinani

Mbrojtësi Egzon Sinani është kthyer te kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani. Skuadra nga Suhareka të shtunën mbrëma ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e 30-vjeçarit. 

“Tifozë të dashur, kemi kënaqësinë që të ju bëjmë me dije se është rikthyer në folenë e tij, Egzon Sinani. Një prej protagonistëve të sukseseve të para, vjen sërish te Ballkani për t’i ndjekur sukseset e radhës”, ka shkruar Ballkani. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sinani ishte pjesë e Ballkanit për katër sezone. Te Ballkani ishte transferuar në vitin 2019 nga Llapi. Në vitin 2023, Sinani ishte larguar nga Ballkani te Gjilani. Së fundmi, qendërmbrojtësi ishte futbollist i Prishtinës. Me Prishtinën në 27 ndeshje të zhvilluara ka shënuar dy gola.