Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gallagher hyri me shumë energji. Kjo është ajo që ne do të marrim prej tij. Ai ka nevojë për pak kohë për t’u mësuar me kundërshtarët dhe bashkëlojtarët e tij. Me entuziazmin dhe pasionin e tij, ne duhet ta ndihmojmë atë që adrenalina të jetë pozitive për ekipin”, ka thënë Simeone.
Tekniku argjentinas ndër të tjera ka theksuar se Alvarezi do të jetë ndihmesë e madhe për skuadrën në repartin ofensiv.
“Ne e dimë çfarë mund të na japë Alvarezi. Ne do të përpiqemi të përfitojmë nga cilësitë e tij si qendërsulmues, sulmues i dytë apo i krahut. Jemi të bindur se kemi një lojtar të jashtëzakonshëm për të tashmen dhe të ardhmen”, deklaroi 54-vjeçari, shkruan “ESPN”.