Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Silva mbetet te City

Bernardo Silva

Bernardo Silva ka konfirmuar se do të qëndrojë te Manchester City edhe për një edicion, ndërsa do të bëhet kapiten i ri i skuadrës.

Mesfushori portugez ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin ku i kaloi tetë edicione.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Al Hilali ishte prej skuadrave të interesuara për Silvën, por 30-vjeçari ka refuzuar çdo ofertë në drejtim të tij.

“Këtë sezon do të jem të Manchester City. Do të qëndrojë. Kam pasur disa opsione në të kaluarën dhe këtë vit, por, njësoj si vitin e kaluar, edhe këtë vit opsioni im ka qenë qëndrimi këtu”, ka deklaruar Silva, shkruan “Sky Sports”.

Silva iu bashkua Cityt nga Monaco në vitin 2017 për 50 milionë euro.

Në sezonin që përfundoi realizoi pesë gola e pati katër asistime në 49 paraqitje.