Futboll

Si mbetën golashënuesi më i mirë dhe Prishtina jashtë formacionit të vitit

Arb Manaj - FFK

Arb Manaj u shpall futbollisti më i mirë i vitit 2025 në Kosovë, ndërsa Amir Rrahmani e fitoi çmimin “Fadil Vokrri”. 

Por, në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve në futbollin kosovar, të mbajtur të dielën, janë ndarë edhe shumë çmime të tjera. Si zakonisht, shumë interesim ngjalli njëmbëdhjetëshja më e mirë e vitit. Thuajse gjithnjë ka befasi në formacionin e vitit dhe 2025-ta nuk bëri përjashtim.
Kampionia në fuqi, Drita, përfaqësohet me pesë lojtarë në formacionin e vitit. Por Prishtina, që e fitoi Kupën e Kosovës gjatë këtij viti, nuk e ka asnjë lojtar në formacion. 

Zgjedhja e formacionit të vitit bëhet me vota të trajnerëve të skuadrave të Superligës. Dhe ata nuk kanë votuar shumë për lojtarë të Prishtinës. Ndër të tjera, edhe për shkak të ndryshimeve të shumta që janë bërë te Prishtina në verë. Shumica e lojtarëve bartës të Prishtinës janë larguar gjatë verës. Ndërkohë shumë prej trajnerëve që kanë votuar kanë ardhur në verë apo edhe më vonë. Dhe kjo mund të ketë pasur ndikim. 

Megjithatë Prishtina edhe në vjeshtë ishte prej skuadrave kryesore të Superligës. Por asnjë lojtar i kësaj skuadre nuk i ka bindur trajnerët që të jetë në formacion të vitit. 

Mbrojtësi Ron Raqi, që në pranverë luajti për Prishtinën e tani është te Hajduku i Splitit, i mori tri vota. Tri vota iu besuan edhe Ardian Limanit, që luajti gjithë vitin te Prishtina. Të tjerët kishin edhe më pak.
Trajnerët është dashur të votonin për secilën pozitë, në sistemin 4-4-2, ndërsa lojtarët që morën më së shumti vota në pozita të caktuara janë përfshirë në formacion. Trajnerët nuk kanë mundur të votonin për lojtarë të skuadrave të tyre. 

FFK-ja ka publikuar votat e trajnerëve. Në fakt, prejse ka nisur publikimi i votave, formacioni është bërë më gjithëpërfshirës e më korrekt. Në të kaluarën ka pasur shumë dyshime e akuza për koalicione e favore edhe në shpalljen e më të mirëve. Dyshime për votim jo të denjë e votim me “hatër” ka ende, por shumë më pak se në të kaluarën.

Në formacionin më të mirë nuk kishte vend as për golashënuesin më të mirë të vitit 2025, Valentin Sereben e Ballkanit. Ai u shpall golashënuesi më i mirë falë 15 golave që i realizoi gjatë vitit kalendarik. Por Serebe i mori vetëm dy vota nga trajnerët.

Formacioni më i mirë përbëhet nga: Faton Maloku (Drita), Besnik Krasniqi (Drita), Arlind Veliu (Malisheva), Egzon Bejtullai (Drita), Bajram Jashanica (Ballkani), Albert Dabiqaj (Drita), Etnik Brruti (Malisheva), Walid Hamidi (Ballkani), Arianit Hasani (Llapi), Sunday Adetunji (Ballkani), Arb Manaj (Drita).

Asnjëri lojtar nuk i mori votat e të gjithë nëntë trajnerëve të mundshëm. Me nga tetë vota në formacion janë përfshirë Maloku, Veliu, Dabiqaj e Manaj. Votat e shtatë trajnerëve i mori Besnik Krasniqi. Jashanica e Brruti morën votat e gjashtë trajnerëve, Bejtullai e Hamidi nga pesë, ndërsa Hasani e Adetunji nga katër. 




Votat e trajnerëve për formacionin e vitit

Zekirija Ramadani (Drita): Altin Gjokaj, Ardian Limani, Arbnor Aliu, Armend Thaqi, Arlind Veliu, Etnik Brruti, Giovani Ribeiro, Walid Hamidi, Arianit Hasani, Alex Gnapi, Valentin Serebe

Mislav Karoglan (Ballkani): Faton Maloku, Egzon Bejtullai, Ardian Limani, Armend Thaqi, Arlind Veliu, Gjelbrim Taipi, Rron Broja, Drilon Hazrollaj, Etnik Brruti, Igball Jashari, Mevlan Zeka

Elon Berisha (Malisheva): Faton Maloku, Egzon Bejtullai, Bajram Jashanica, Besnik Krasniqi, Dion Gallapeni, Giovani Ribeiro, Albert Dabiqaj, Arianit Hasani, Altin Merlaku, Sunday Adetunji, Arb Manaj

Nevil Dede (Ferizaj): Faton Maloku, Egzon Bejtullai, Bajram Jashanica, Arlind Veliu, Raddy Ovuka, Etnik Brruti, Albert Dabiqaj, Edon Sadriu, Almir Kryeziu, Altin Merlaku, Arb Manaj

Debatik Curri (Gjilani) – Faton Maloku, Ron Raqi, Bajram Jashanica, Besnik Krasniqi, Valmir Veliu, Etnik Brruti, Albert Dabiqaj, Almir Ajzeraj, Walid Hamidi, Sunday Adetunji, Arb Manaj

Afrim Tovërlani (Prishtina): Faton Maloku, Egzon Bejtullai, Bajram Jashanica, Besnik Krasniqi, Arlind Veliu, Etnik Brruti, Albert Dabiqaj, Almir Kryeziu, Arianit Hasani, Almir Ajzeraj, Arb Manaj

Ndue Përgjokaj (Dukagjini): Faton Maloku, Ardian Limani, Bajram Jashanica, Besnik Krasniqi, Arlind Veliu, Ndjigi II, Albert Dabiqaj, Arianit Hasani, Almir Ajzeraj, Valentin Serebe, Arb Manaj

Tahir Batatina (Llapi): Faton Maloku, Egzon Bejtullai, Ron Raqi, Besnik Krasniqi, Arlind Veliu, Albin Krasniqi, Albert Dabiqaj, Walid Hamidi, Almir Kryeziu, Sunday Adetunji, Arb Manaj

Fillim Guraziu (Drenica): Faton Maloku, Philip Bouye, Bajram Jashanica, Besnik Krasniqi, Raddy Ovuka, Etnik Brruti, Albert Dabiqaj, Walid Hamidi, Altin Aliu, Alex Gnapi, Arb Manaj

Qëndrim Kida (Prishtina e Re): Ilir Avdyli, Dreni Kryeziu, Ron Raqi, Besnik Krasniqi, Arlind Veliu, Rron Broja, Albert Dabiqaj, Walid Hamidi, Blerat Tolaj, Sunday Adetunji, Arb Manaj.