Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Llapi fiton me përmbysje të rezultatit

Llapi

Llapi ka shënuar fitore ndaj Malishevës si mysafir me përmbysje të rezultatit.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën në “Liman Gegaj” përfundoi 2:1 në të mirë të skuadrës llapjane. 

Malisheva kaloi në epërsi në minutën e 55-të me golin që e realizoi Besnik Ferati. 

Axel Gnapi e shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 61-të.

Ndërsa zëvendësuesi Muhamet Hyseni e realizoi golin e fitores 2:1 në minutën e 85-të. 

Edhe Llapi përmbys rezultatin, shkon në pushim me epërsi Sport 1 muaj më parë Llapi përmbys rezultatin, shkon në pushim me epërsi

Për Llapin ishte fitorja e dytë rresht. Ndërsa për Malishevën ishte humbja e parë pas dy fitoreve radhazi. 

Llapi ka nëntë pikë në vendin e gjashtë. Malisheva ka një pikë më shumë dhe renditet një pozitë më lartë.


Llapi përmbys rezultatin ndaj Malishevës

Zëvendësuesi Muhamet Hyseni e ka kaluar Llapin në epërsi ndaj Malishevës. 
Sulmuesi i kthyer te klubi llapjan pas aventurës jo të suksesshme në kategorinë e dytë të Danimarkës, realizoi në minutën e 85-të nga afërsia. Hasan Hyseni ishte asistues.


Llapi barazon rezultatin

Edhe Llapi fiton, por mbetet në zonën e barazhit Futboll 1 muaj më parë Llapi fiton, por mbetet në zonën e barazhit

Llapi është kundërpërgjigjur shpejtë në duelin ndaj Malishevës në “Liman Gegaj”. 
Axel Gnapi e shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 61-të. 
Kapiteni i Llapit pranoi topin nga Arianit Hasani, dhe me goditje të saktë nga zona vendosi barazpeshë në rezultat.


Malisheva në epërsi

Besnik Ferati e ka kaluar në epërsi Malishevën ndaj Llapit.  Ferati për 1:0 realizoi në minutën e 55-të. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.


Shumë raste në “Liman Gegaj”, por pa gola

Edhe Llapi shënon tjetër gol Futboll 1 muaj më parë Llapi shënon tjetër gol

Shumë raste për shënim pati në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë të shtunën, por gola nuk u shënuan nga skuadra e Malishevës apo e Llapit. 

Edhe ky ballafaqim i takon xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll. 
Llapi kishte posedimin e topit, ndërsa Malisheva ishte më e përqendruar në kundërsulme. Dhe doli disa herë në rast për të realizuar.