Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit është shtyrë për një ditë.
Ndeshja finale e Kupës ishte caktuar të zhvillohej të mërkurën e ardhshme (21 maj), por është shtyrë për një ditë më vonë (22 maj).
Termini i ri është caktuar për shkak se më 21 maj luhet finalja e Ligës së Evropës ndërmjet Tottenhamit dhe Manchester Unitedit.
Finalja e Kupës së Kosovës luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe nis në ora 20:00.
