Grupmosha U19 e Shqipërisë e ka regjistruar fitoren më të thellë në histori, pas fitores bindëse ndaj Maltës.
“Kuqezinjtë” e rinj fituan 7:1 të shtunën në “Shtëpinë e Futbollit”, në ndeshjen e Grupit B4 për kualifikime të Evropianit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArman Durmishi realizoi “hat-trick”, ndërsa me dy gola fitoren e ndihmoi Gabriel Kulla. Një gol e shënoi Enis Rexhepi.
Shqipëria U19 i ka tri pikë në vendin e tretë. Grupit i prin Norvegjia me gjashtë pikë, kurse Luksemburgu i dyti i ka tri pikë. Malta e fundit është pa pikë.
Ndeshjen e fundit të Grupit 4 të Ligës B, Shqipëria e luan më 31 mars ndaj Norvegjisë nga ora 15:00.
Kualifikimi në Evropian nga Liga B nuk është i mundur.
Të shtunën, Shqipëria U17 fitoi 2:0 në miqësore ndaj Letonisë, po në “Shtëpinë e Futbollit.