Emir Sahiti ka shkëlqyer të shtunën mbrëma për Hamburgun përballë Schalkes në Bundesliga 2.
Megjithatë, dy golat e shënuar nga ai nuk i mjaftuan skuadrës së Hamburgut për të marrë pikët e plota si mysafirë të Schalkes. Kjo ndeshje i takoi javës së 30-të të kategorisë së dytë të futbollit gjerman.
Fillimisht Ron Schallenberg i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 15-të. Sahiti i barazoi shifrat në minutën e 41-të dhe dy minuta më pas reprezentuesi i Kosovës e shënoi golin e dytë. Schalke barazoi gjithçka në minutën e 81-të, përmes Syllas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo26-vjeçari Sahiti në 18 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka tri gola dhe një asistim.
Ai luajti deri në minutën e 83-të.
Hamburgu është lider me 53 pikë dhe në rrugë për rikthim në nivelin më të lartë të futbollit në Gjermani.
Schalke është në vendin e 11-të me 38 pikë.