Futboll

Shokohet ekipi i Xhakës, eliminohet nga Kupa e Ligës angleze

Sunderland

Sunderlandi është eliminuar nga Kupa e Ligës angleze të martën mbrëma. Sunderlandi, që garon në Premier League të Anglisë, humbi nga Huddersfieldi i Kategorisë së Tretë angleze.

U eliminua pas ekzekutimit të penalltive. Humbi 6:5. Koha e rregullt përfundoi baras, 1:1.

Xhaka nuk ishte pjesë e ekipit. Ai u pushua për këtë ndeshje nga trajneri i Sunderlandit.