Shkëndija e Tetovës ka fituar thellë ndaj Sileksit të dielën në kuadër të xhiros së 27-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Shkëndija fitoi me rezultatin 6:1 dhe e ka rihapur garën për titull kampioni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani janë sërish tri skuadrat shqiptare në garën për titull, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të kampionatit.
Kampionia në fuqi Struga është lidere me 54 pikë, një më shumë se Shkupi i vendit të dytë dhe tri më shumë se Shkëndija e vendit të tretë.
Po të dielën, Struga barazoi 2:2 me Bregalnicën.
Të shtunën, Shkupi fitoi ndaj Makedonija GP-së, 3:1, kurse skuadra tjetër shqiptare, Gostivari, e mposhti Tikveshin, 2:1.
Voska u mposht në udhëtim te Brera Strumica, 1:0.