Futboll

Shkëndija me një këmbë në Ligën e Evropës

Besart Ibrahimi

Përditësim, 22:00 - Shkëndija është vetëm 90 minuta larg kualifikimit në skenën e madhe të Ligës së Evropës. 
Shkëndija fitoi 2:1 të enjten mbrëma në Shkup ndaj Ludogoretsit në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Evropës. 

Liridon Latifi (30’) dhe Besart Ibrahimi (60’) realizuan për Shkëndijën, ndërsa Deroy Duarte (17’) shënoi për Ludogoretsin. 
Ndeshja e kthimit luhet në Bullgari javën e ardhshme. 
 


Shkëndija në epërsi ndaj Ludogoretsit

Shkëndija po udhëheq 2:1 ndaj Ludogoretsit në ndeshjen e parë të rrethit të plejofit të Ligës së Evropës. 

Deroy Duarte (17') realizoi për epërsinë fillestare të Ludugoretsit, ndërsa Liridon Latifi (35') barazoi rezultatin me një supergol nga gjuajtja e lirë. Besart Ibrahimi (60') ka shënuar për epërsinë e Shkëndijës. 

Ndeshja po luhet në Shkup. 
 

.

Trajneri i Shkëndijës: Ludogoretsi është ende favorit, por synojmë kualifikimin

41 min. më parë / 21 gus 2025 23:04
jeton beqiri

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Jeton Beqiri, është ndarë i kënaqur me fitoren e arritur ndaj skuadrës së madhe bullgare, Ludogorets. Ai ka theksuar se ekipi bullgar është favorit, por ka shtuar se synimi i Shkëndijës është kualifikimi në Ligën e Evropës.

“Ishte një ndeshje e bukur dhe një fitore e bukur e Shkëndijës. U arrit me një lojë pozitive. Gabimet ekzistojnë në futboll, bëmë disa lëshime në mbrojtje, por duke pasur parasysh ndaj kujt luajtëm, gabimet dhe pakujdesitë dënohen. Ekipi i Ludogoretsit, është ende favorit, por do të mundohemi të japim maksimumin edhe në ndeshjen e kthyese t’i kryejmë detyrat tona, të respektojmë fanellën, të tregojmë lojë të bukur dhe pse jo të kualifikohemi”, ka thënë Beqiri në konferencën për media pas ndeshjes së parë të plejofit të Ligës së Evropës. 

Ndeshja e parë u zhvillua në Shkup, ndërsa Shkëndija fitoi 2:1.