Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shkëndija kampione e Maqedonisë së Veriut

shkendija

Shkëndija e Tetovës e ka fituar titullin e kampionit për herë të pestë në histori të klubit. Shkëndija të mërkurën mposhti Rabotniçkin 2:1, në kuadër të javës së 31-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, por Shkëndija siguroi titullin të mërkurën. Shkëndija është katër pikë para Sileksit, që zë vendin e dytë. Por Shkëndija ndeshjen e radhës e ka ndaj Gostivarit, skuadër që është tërhequr nga gara. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rrjedhimisht, Shkëndija fiton me rezultat zytar 3:0 ndeshjen ndaj Gostivarit. Ndeshjen e fundit tetovarët e kanë ndaj Sileksit. 

“Historia shkruhet sërish në ngjyrat kuqezi!. KF Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë për herë të pestë në histori, një arritje madhështore që mban vulën e zemrës, përkushtimit dhe forcës sonë si klub dhe si komunitet. Faleminderit lojtarëve, stafit, tifozëve në çdo cep të botës. Përkundër mungesës në tribuna, dashuria juaj ndihej në çdo sekondë. Kjo është për ju!”, shkruan në postimin e klubit tetovar.

Shkëndija ka fituar titullin edhe në vitin 2011, 2018, 2019 dhe 2021.