Norvegjia është shumë afër të paraqitet për herë të parë që nga viti 1998 në Botëror. Të hënën, Norvegjia shënoi fitoren e katërt rresht në po aq ndeshje në grupin I kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Golin e fitores e shënoi sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland. Ai shënoi golin e fitores për Norvegjinë në minutën e 62-të.
Për Haalandin ishte goli i 42-të në 43 ndeshje për Norvegjinë.
Norvegjia është në vendin e parë me 12 pikë nga katër ndeshje. Izraeli zë vendin e dytë me gjashtë pikë nga tri ndeshje, kurse Italia në pozitën e tretë me tri pikë nga dy ndeshje. Estonia po ashtu ka tri pikë nga katër ndeshje, kurse Moldavia e fundit pa pikë nga tri ndeshje.