Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sheshko zyrtarizohet te Man. Unitedi

Benjamin Sheshko

Manchester Unitedi e ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Leipzigut, Benjamin Sheshko. 
Lajmi është zyrtarizuar të shtunën nga klubi i madh anglez.

Sheshko ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030, ndërsa transferimi është kompletuar për 76.5 milionë euro. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Unitedi në fazën e sulmit në këtë afat kalimtar veror ka transferuar edhe Matheus Cunhan dhe Bryan Mbeumon. 

22-vjeçari Sheshko u kërkua edhe nga Newcastle, por ai vendosi t’i bashkohet skuadrës që drejtohet nga Ruben Amorim.

“Historia e Manchester Unitedit është e veçantë dhe kjo më ka shtyrë t’i bashkohem klubit. Kur kemi diskutuar për projektin, ishte e qartë se është vendi për t’u vazhduar të rritem e të luftojë për trofe. Kam ndier energjinë pozitive qëkur erdha në skuadër. Është vendi i përkryer për ta arritur maksimumin e nivelit tim dhe për t’i përmbushur ambiciet”, ka deklaruar Sheshko për faqen zyrtare të klubit. 
Sheshko i realizoi 21 gola dhe pati gjashtë asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat për Leipzigun në sezonin e kaluar.