Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

"Nëse flemë, ata na kafshojnë" - Brejtësit mbushin kampet e banorëve të zhvendosur të Gazës

gaza

Foto: BBC

Në Rripin e Gazës njerëzit betejat ditore tani i kanë me brejtës dhe insekte të cilat kanë filluar të përhapin sëmundje në kampet e të zhvendosurve. 

"U zgjuam nga britmat e saj në orën 2 të mëngjesit", tha për BBC, Samah al-Daabla, nëna e katërvjeçares Mayaseen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Kur im shoq ndezi pishtarin, nuselala iku me vrap. E pashë dorën e vajzës sime dhe ishte e gjitha me gjak. Gjithçka ishte me gjak".

Në Rripin e Gazës, të shkatërruar nga lufta, betejat e përditshme tani janë me minj, nuselala urbane dhe insekte që përhapin sëmundje.

Punonjësit e ndihmës po bëjnë thirrje për hapa urgjentë për të luftuar një krizë të shëndetit publik.
Cogat, organi mbrojtës izraelit që kontrollon kalimet nëpër Gazë, thotë se po punon me organizatat ndërkombëtare "për të adresuar nevojat sanitare".

Mayaseen mori injeksion në një spital të qytetit të Gazës, pasi vuante nga ditë të tëra me ethe dhe të vjella. Ajo tani po shërohet në tendën e familjes së saj.

Kohët e fundit në rrjetet sociale janë publikuar pamje të minjve që vrapojnë në mënyrë të pamëshirshme në kampet për familjet e zhvendosura dhe të foshnjave të porsalindura, të sëmurëve dhe të moshuarve, e që këta brejtës i sulmojnë.

Një grua e moshuar me dëmtime të nervave në këmbë të shkaktuara nga diabeti ka treguar se si ia kanë kafshuar pjesë të gishtërinjve të këmbëve.

Në një studim të kohëve të fundit, të cituar nga agjencitë e OKB-së, brejtësit ose insektet ishin shpesh të dukshëm në 80% të vendeve ku jetojnë familjet e zhvendosura, duke prekur rreth 1.45 milion njerëz.

Brejtësit mund të shkaktojnë sëmundje tek njerëzit përmes kafshimeve dhe gërvishtjeve, si dhe urinës, jashtëqitjeve dhe pleshtave të tyre. Këto zakonisht shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes dhe të lëkurës, infeksione të gjakut si dhe helmim nga ushqimi i kontaminuar. 

Përfaqësuesja lokale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Reinhilde Van De Weert, tha se paraqitja e sëmundjeve infektive janë "për fat të keq, pasoja e parashikueshme në një mjedis të shembur jetese".

Më shumë se gjashtë muaj pasi SHBA-ja ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi në Gazë, ajo nuk ka arritur të sjellë përmirësime të shpresuara në situatën humanitare dhe progresi duket se ka ngecur.

Ende ka sulme ajrore vdekjeprurëse të rregullta në të cilat Izraeli thotë se po synon Hamasin. Hamasi nga ana tjetër nuk është zotuar të çarmatoset.

Për pasojë nuk ka ndodhur asnjë rindërtim. Banorët e Gazës ende nuk kanë asnjë nga 200,000 karavanet që zyrtarët palestinezë thonë se u nevojiten si shtëpi të përkohshme.

Me ujërat e zeza të papërpunuara që rrjedhin nëpër shumë kampe të mbipopulluara, ato janë bërë vende shumimi për brejtësit. Në motin e ngrohtë të pranverës, kafshët lulëzojnë në grumbujt e mëdhenj të mbeturinave që janë grumbulluar pranë tendave të njerëzve.

Shumë prindër thonë se rrinë zgjuar natën për të mbrojtur fëmijët dhe sendet e tyre nga kafshët pushtuese.

"Nuk mund të flemë! Nëse flemë, ato i kafshojnë fëmijët dhe na shqetësojnë. Ka kaq shumë nuselala dhe minj, një numër jonormal", tha Rizq Abu Laila, i cili jeton pranë një deponie plehrash në qytetin e Gazës me katër fëmijët e tij të vegjël, njëri prej të cilëve vuan nga kanceri.

"Ata shkojnë në plehra dhe luftojnë sepse ka kaq shumë prej tyre. Betohem se nuk mund ta durojmë dot. Minjtë na kanë grisur rrobat dhe na kanë ngrënë miellin. Ka mushkonja dhe erëra të këqija. U bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare të na ndihmojnë".

Agjencitë e OKB-së thonë se po punojnë për përmirësime në kontrollin e brejtësve dhe insekteve, kullimin dhe kanalizimet.

"Ajo që nevojitet është një fushatë në shkallë shumë të gjerë për të qenë në gjendje të merremi me problemet e mbeturinave dhe rrënojave në të gjithë Gazën", tha zëvendës-përfaqësuesja e agjencisë së fëmijëve të OKB-së, UNICEF, për Palestinën, Ettie Higgins, në Deir al-Balah në Gazën qendrore.

"Tubat janë shkatërruar dhe objektet e trajtimit janë shkatërruar, kështu që po përpiqemi të rrisim mbështetjen tonë për të menaxhuar ujërat e zeza dhe kanalizimet".

Punonjësit humanitarë duan më shumë pajisje të rënda ngritëse, si dhe pjesë këmbimi për makinat ekzistuese për të pastruar mbeturinat. Ata gjithashtu po kërkojnë qasje në vendet kryesore të deponive të mbeturinave të Gazës, të cilat janë në pjesët lindore të Rripit tani nën kontrollin e plotë ushtarak izraelit.

Në fund të fundit, për largimin e mbeturinave nga objektet e dëmtuara si dhe zëvendësimin e kanalizimeve do të duhet leja nga Izraeli që të lejojë hyrjen e furnizimeve jetësore për kimikatet dhe tubacione.

Aktualisht i kufizon këto për arsye sigurie, duke thënë se ato mund të përdoren në ndërtimin e armëve të reja nga Hamasi.

Në një deklaratë dërguar BBC-së, Cogat thotë se në bashkëpunim me OKB-në dhe bashkësinë ndërkombëtare po punon për të mundësuar një reagim në fushat e kanalizimeve dhe infrastrukturës thelbësore.

"Kjo përfshin koordinimin e heqjes së grumbujve të mbeturinave, lehtësimin e hyrjes së pajisjeve të dedikuara për riparimet e infrastrukturës në përputhje me kërkesat dhe nevojat e identifikuara, dhe lehtësimin e hyrjes së kamionëve dhe cisternave për largimin e mbeturinave në emër të organizatave ndërkombëtare të ndihmës”, deklaroi Cogat. 

"Paralelisht, dhe në përputhje me kërkesat nga OKB-ja dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës, po kryhet koordinim i vazhdueshëm për të lehtësuar largimin e mbeturinave, mbeturinave të ngurta dhe ujërave të zeza në zonat e caktuara".

Cogat thotë se kohët e fundit u ka lejuar grupeve humanitare të sjellin gati 1,000 kurthe për minj dhe gati 10 tonë pesticide në Gazë.

Disa spreje për insektet janë përdorur tashmë në kampet me tenda për të luftuar kërcënimin në rritje nga to.

Sipas OBSH-së, këtë vit ka pasur raportime për rreth 111,500 raste sëmundjesh ose infektimi për shkak të parazitëve të jashtëm. Duke përfshirë zgjeben, të shkaktuar nga marimangat, morrat dhe insektet e shtratit. Më shumë se katër të pestat e familjeve në Gazë raportojnë infeksione të lëkurës dhe skuqje.

Vendasit parashikojnë se kur të vijë vera, numri i insekteve dhe brejtësve ka të ngjarë të rritet, duke rritur rreziqet shëndetësore.

"Tani jam në një shtëpi me vetëm muret e jashtme në këmbë. E kalojmë gjithë natën duke u kruar nga pleshtat në njërën anë dhe mushkonjat në anën tjetër. Ka nuselala që kalojnë ose minj", thotë Hassan Al-Faqaawi, baba i gjashtë fëmijëve në Khan Younis në Gazën jugore.

"Na duhet diçka për ta trajtuar këtë. Nuk shoh asnjë paqe të qëndrueshme në Gazë. Jeta është shumë më e vështirë se më parë. Nuk ka jetë".