Futboll

Shënon golin e parë transferimi më i shtrenjtë i futbollit anglez

Alexander Isak

Alexander Isak e ka gjetur golin e parë me Liverpoolit.

Transferimi më i shtrenjtë në futbollin anglez realizoi ndaj Southamptonin në fund të pjesës së parë, në kuadër të Kupës së Ligës.

Suedezi i kushtoi Liverpoolit gati 150 milionë euro.

Nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare.

VIDEO:

Liverpooli fiton falë golave të Isakut dhe zëvendësuesit të tij

43 min. më parë / 23 sht 2025 22:56
isak

Liverpooli ka fituar falë golave të shënuar nga Alexander Isak dhe zëvendësuesi i tij, Hugo Ekitike kundër Southamptonit për Kupën e Ligës së Anglisë.

Isak shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 43-të, ndërsa Southamptoni barazoi rezultatin nëpërmjet Shea Charles. Ai shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 76-të.

Isak luajti vetëm në pjesën e parë. Në pjesën e dytë në vend të Isakut në fushë u inkuadrua Hugo Ekitike. Dhe pikërisht Ekitike shënoi golin e fitores 2:1 për Liverpoolin. Një minutë pasi shënoi golin e fitores, Ekitike, u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.

Me fitore, Liverpooli është kualifikuar në 1/8 e finales të Kupës së Ligës.