Xherdan Shaqiri ka shënuar tre supergola dhe ka bërë një superasistim në fitoren 4:3 të Baselit kundër Zurichut në klasiken e Zvicrës.
Ndeshja u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 21-të të Superligës së Zvicrës.
Shaqiri golin e parë e shënoi në minutën e 11-të, ndëra të dytin më minutën e fundit të pjesës së parë për rezultatin 2:2.
Më pas Baseli kaloi në epërsi 3:2 ndaj Zurichut me golin e realizuar nga Philip Otele në minutën e 51-të.
Shaqiri nuk gjuajti nga goditja e dënimit, por shërbeu në mënyrë mjeshtërore Otelen i cili realizoi për epërsinë 3:2.
Ai kompletoi “hat-trickun” në minutat shtesë të ndeshjes, saktësisht në minutën e 94-t.
“Hat-trickun” e kompletoi vetëm pak minuta pasi iu anulua një gol.
Një gol iu anulua edhe Dion Kacurit në minutën e 31-të.
Në golin e parë të Zurichut, asistues ishte Bledian Krasniqi. Golin e parë, Zurichu e realizoi në minutën e parë. Krasniqi u zëvendësua në minutën e 55-të, kurse te Baseli deri në minutën e 68-të u paraqit Albian Ajeti.
Shaqiri ka arritur në shifrën e nëntë golave këtë edicion për Baselin në Superligë. Ai ka edhe dhjetë asistime.
Në total ka 14 gola dhe 13 asistime për kampionin e Zvicrës.
Baseli zë vendin e katërt me 36 gola, kurse Zurichu në vendin e tetë me 25 pikë. Thuni është lider me 46 pikë.
Tjetër supergol nga Shaqiri, kompleton “hat-trickun”
Xherdan Shaqiri ka shënuar një tjetër supergol të dielën në derbin e Zvicrës kundër Zurichut.
Ai kompletoi “hat-trickun” në minutat shtesë të ndeshjes, saktësisht në minutën e 94-t.
Baseli po fiton 4:3.
Pas supergolave, Shaqiri bën edhe superasistim
Pas dy supergolave të realizuar në klasiken e Zvicrës kundër Zurichu, Xherdan Shaqiri, ka bërë edhe superasistim të dielën.
Baseli kaloi në epërsi 3:2 ndaj Zurichut me golin e realizuar nga Philip Otele në minutën e 51-të.
Shaqiri nuk gjuajti nga goditja e dënimit, por shërbeu në mënyrë mjeshtërore Otelen i cili realizoi për epërsinë 3:2.
Shaqiri shënon dy supergola në klasiken e Zvicrës
Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, ka shënuar dy supergola në klasiken e Zvicrës kundër Zurichut.
Pjesa e parë e derbit të Zvicrës përfundoi baras, 2:2, ndërsa Shaqiri i realizoi dy golat për kampionin.
Shaqiri golin e parë e shënoi në minutën e 11-të, kurse të dytin në fund të pjesës së parë.
Baselit iu anulua edhe goli i realizuar nga Dion Kacuri në minutën e 31-të.
Në golin e parë të Zurichut, asistues ishte Bledian Krasniqi. Golin e parë, Zurichu e realizoi në minutën e parë.
Shaqiri ka arritur në shifrën e tetë golave këtë edicion për Baselin.